Nisin xhirimet e bashkëpunimit të dytë mes Capital T dhe Majk (FOTO)

By

Para pak ditësh, Capital T dhe Majk zbuluan përmes Instagramit se janë bërë bashkë për herë të dytë për një projekt muzikor.

Dyshja e cila vitin e kaluar solli “Pasha Jetën” që në YouTube numëron miliona klikime dhe ishte njëra ndër hitet e vitit që kemi lënë pas, kanë nisur xhirimet e klipit të ri dhe këtë e dëshmojnë postimet e tyre të fundit.

Capo dhe Majk kanë postuar gati të njëjtën fotografi por pa asnjë përshkrim megjithatë, lënë të kuptohet se janë duke punuar që projekti të vijë sa më shpejtë.

Ende nuk dihet titulli e as data e publikimit./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm