Ky moment e vërteton se Dua është në lidhje me Paul Klein (FOTO)

By

Ka nisur të provokojë fansat e ndjekësit e saj në Instagram ngapak.

Këngëtarja Dua Lipa, në njëfarë mënyre ka treguar se ka nisur një lidhje dashurie me muzikantin amerikan të grupit LANY, Paul Klein.

Ditë më parë u publikua një video e dyshes, ku Klein i jepte një puthje në faqe bukuroshes shqiptare, përderisa thashethemet se mes tyre ka lindur diçka, kanë kapluar edhe mediat ndërkombëtare.

Dua u nda nga i dashuri i mëparshëm Isaac Careë, për t’i lënë vend një romance të re, të cilën dita ditës po e njeh me publikun.

Momenti i parë kur Dua na prezantoi me dashurinë e re, oshte publikimi i një fotografie ku i jepte Klein një shtrëngim duarsh, i cili në fillim u aludua të ishte me të famshmin DJ Martin Garrix, por tatuazhet në duart e Klein, e nxorën në pah shpejt identitetin e tij.

Ndërsa tani, që Dua Lipa festoi ditëlindjen në Londër në mesin e familjarëve e miqve, Paul nuk u pa andej pari. Të paktën jo në videot e fotografitë e ndejës që qarkulluan në rrjetet sociale.

Por sic duket gjithçka ishte rezervuar në një natë më speciale me Klein, nga e cila Dua s’është përmbajtur dot të publikojë video e fotografi.

Në njërën prej tyre, ajo shfaqë Klein duke e puthur sërish në faqe, dhe më pas e largon telefonin duke e fokusuar në një tjetër ambient.

Por ajo që bie në sy, është unaza e vokalistit të LANY, të cilën ai e mbanë gjithmonë.

Hajde Dua, konfirmoje. S’mund ta fshehësh përgjithmonë…/Prive.al

Image result for paul klein

 

Artikuj të ngjashëm