Nis koncerti i Ilir Shaqirit në Klan Kosova (VIDEO)

By

Ka nisur koncerti i këngëtarit të njohur Ilir Shaqiri në Klan Kosova, për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Këngëtari Ilir Shaqiri ishte anëtar i Trupës Ushtarake Artistike në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Derisa gjatë vitit 1998 mbajti më shumë se 109 koncerte nëpër Evrope në përkrahje të UÇK-së.

Për këtë arsye, u nderua medaljen Presidenciale të Meritave, “Nderi i Kosovës” nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Organizimi i koncertit të tij nën patronatin e qeverisë, i vë majën kreativitetit të ekipit të televizionit Klan Kosova, që po ashtu në këtë ditë e shënon 12 vjetorin e themelimit.

Artikuj të ngjashëm