Pas gjashtë muajsh ajo po sjellë për publikun një projekt të ri muzikor.
Këngëtarja Vesa Luma, po përgatit diçka të re në aspektin profesional.
Ndonëse i mungoi skenës për një kohë pasi u bë nënë, Vesa po bëhet gati që sërish të realizojë një video-klip të ri pas atij “Sa mall” që solli në shtator të vitit të kaluar.
Në profilin e saj në instagram, ajo ka paralajmëruar se po punon në projektin e radhës duke shkruar “coming soon”.
Përveç se ka treguar që po përgatit këngën e re, Vesa Luma e ka rikujtuar kohën kur ishte ende fëmijë e këndonte me Xixëllonjat, duke thënë se ka 20 vjet që është “me mikrofon në dorë”.