Elvana nuk njihet në fotografitë e fundit

By

Nga Los Angeles ku po qëndron për të punuar në projektet e reja me synimin e epitetitit të një ylli ndërkombëtar, Elvana Gjata ka befasuar në fotografitë e fundit.

Këngëtarja ka realizuar një set profesional, pamjet e para të të cilit i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

E thjeshtë në veshje dhe grim, Gjata ka lënë pa fjalë ndjekësit me transformimin e bërë ndonëse për këtë pjesë duket të mos jetë përpjekur shumë.

Ndryshe, projekti i ri i realizuar me producentët e Justin Bieber nuk ka akoma një datë të publikimit ndonëse mendohet që një gjë e tillë të mos jetë larg. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm