Pas shumë angazhimeve e koncerteve, ajo i ka dhënë vetes kohë të pushojë në Francë.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, po i shijon pushimet shumë të nevojshme, me nënë Verën dhe babain Besnikun dhe disa miq të saj.
Ora e cila po kalon pushimet me familje, nuk po i lë anash fotografitë në rrjete sociale.
Me një palë rroba banje të verdha, këngëtarja ka marrë poza atraktive e shtrirë mbi një jaht. Ajo ka një figurë të tonifikuar dhe shumë atletike ndërsa për fotografitë e saj, po kujdeset e ëma, Vera. /Prive.al