Rozana Radi shpërthen ndaj kolegëve

By

Këngëtarja Rozana Radi së fundmi ishte tejet prezente në media falë aventurës televizive në ‘Your face sounds familiar’ që nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

E gjendur mes një impenjimi të madh që e shoqëron këtë spektakël, ajo ka gjetur pak kohë që të reagoj në lidhje me disa deklarime të kolegëve të saj që e kanë irituar shumë.

Ajo me një gjuhë të ashpër i është drejtuar një pjese të këngëtarëve që thonë se njerëzit kanë nevojë për muzikën e tyre.

‘Degjoj kengetare neper intervista televizive qe thone:
– Njerezit kane nevoje per muziken tone.Ate te verteten!Dhe lindin pyetjet!!!! Po mire ti qe na ben muzike te vertet pse nuk mbushe nje salle me 10 veta? Ti qe ben muzike te vertet pse nuk ke nje kenge qe ta kesh patur hit ne nje vit te caktuar. Artistet e vertete cfardolloj kenge te kendojne edhe pas 4 dekadash i kane plot sallat.Hapini syte verdalle se kendojne akoma.Po ju qe fshiheni pas frazave te kesaj natyre nuk jeni as artiste e as te vertete. E thashe se plasa….’ – ka shkruar Rozana në postimin e saj.

Artikuj të ngjashëm