Nga pushimet acarohet Genc Prelvukaj, replikon me komentuesen që e kritikoi shumë

By

Shëtitjet me elefantë në vendet ekzotike aziatike, janë shumë të zakonshme për turistët.

Dhe një gjë të tillë kanë bërë edhe çifti i njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët po e shijojnë në Ishujt Phucket edhe muajin e mjaltit.

Dyshja e njohur kanë shëtitur mbi elefantë dhe të gjitha këto aventura i kanë dokumentuar përmes fotografive e videove që i kanë publikuar në Instagram.

View this post on Instagram

In the Jungle

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Mirëpo një komentuese e ka kritikuar këtë veprim të Gencit dhe Enit, duke u thirrur në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

“Mizori ndaj kafshëve! Elefantët duhet të jenë të lirë dhe jo t’ju shëtisin juve rreth e rrotull”.

E karshi këtij komenti, i heshtur nuk ka qëndruar Genci, i cili në një Instastory të tijën, e ka publikuar edhe replikën që ka pasur për këtë komentuese.

Replika në imazhin më poshtë:

Artikuj të ngjashëm