Prej kur i dha një kahje të re jetës së saj, Elvana Gjata ka qenë vazhdimisht në lëvizje.
Mes Europës dhe Amerikës, shumica e kohës e ka gjetur këngëtaren në Los Angeles, aty ku edhe po punon projektet e reja që synim kanë depërtimin ndërkombëtar.
Por duket se Elvana gjen kohë edhe për destinacione të tjera krahas vendeve me të cilat e lidh puna apo edhe familja.
Në një postim në rrjetin social Snapchat, në një insert të shkurtër ajo sot ka përshëndetur ndjekësit e saj nga Barcelona ku po shijon kohën e bukur e me diell.
Si zakonisht, këngëtarja është treguar e rezervuar për të zbuluar më shumë detaje përmes postimeve të saj mbi arsyet e qëndrimit apo personave që e shoqërojnë. E rëndësishme është ta shijojë! /Prive.al/