Një histori mbresëlënëse do të shndërrohet në një film ku rol do ketë edhe një shqiptare.
Bëhet fjalë për ish Miss Kosovën, Arbnora Ademajn, e cila së fundmi ka qëndruar në Turqi, ku ka takuar aktorë e producentë turq.
Por qëllimi i shkuarjes së Ademajt në Turqi, u bë i ditur tek tani!
Siç merr vesh Prive, moderatorja kosovare, do të ketë rol në një film turk, që do paraqesë një ngjarje të vërtetë, e ku Ademaj do luajë rolin e një vajze që ka vështirësi në të folur.
Yll i filmit do të jetë edhe aktorja e famshme turke, sidomos e njohur për shqiptarët me rolin e saj në serialin “Nusja e Stambollit”, Semra Dinçer, me të cilën Ademaj është takuar ditë më parë në Stamboll.
Në këtë projekt po ashtu, i përfshirë është edhe producenti kosovar Selim Qerka ndërsa skenarin e filmit do e bëjë aktorja Dinçer, e xhirimet do nisin në gusht të këtij viti. /Prive.al