‘Vjehrra’ i nxjerr sekretin Butrintit: Prezantuesja shqiptare, ‘Bella’ e tij?! (FOTO)

By

Një prej meshkujve më të pashëm në skenën muzikore shqiptare që s’ka zbuluar shumë nga lidhjet e dashurisë është Butrint Imeri.

Përkundër interesimit të fansave, këngëve që i këndohen vajzave e që shpesh lidhen me dedikim, pak është zbuluar nga kjo pjesë.

Por, duket se për Bella-n e Butrint Imerit më s’kemi dyshime.

Ka qenë vetë këngëtari që ka ngritur dyshimet përmes një komenti tek ish-prezantuesja e Top Channel, Kiara Tito me vetëm katër shkronja: ‘Bella’.

Qué?

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë komentet nga fanset vajza të Butrintit që kanë ofenduar bukuroshen me qindra komente.

Kjo ka prekur nënën e kësaj të fundit, që në reagim për vajzën, e ka konfirmuar se në fakt kënga ‘Bella’ i është dedikuar bukuroshes nga Tirana.

Butrinti dhe Kiara ishin përfolur për një lidhje edhe gjatë 2016-tës kur në emision, këngëtari e puthi prezantuesen por aludimet ishin mohuar përmes një prononcimi ku thuhej se ishin ‘thjeshtë miq’.

Image result for butrint imeri kiara

Më shumë se miq apo jo, kjo s’mund të thuhet me siguri por ajo që dihet është se tashmë ‘Bella’ misterioze e Butrintit ka një emër. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm