Ka tash e një kohë që një prej artistëve më të njohur shqiptar është zhdukur pa gjurmë.
Fjala është për Flori Mumajesin i cili me muaj nuk ka sjellë projekt të ri e madje nuk ka postuar as në rrjete sociale.
Kjo ka bërë që një varg i fansave të pyesin se ku është.
Një prej tyre e ka drejtuar pyetjen tek bashkëpunëtori i afërt i Florit, Klajdi.
‘Nga ka humb Flori?’ – ishte pyetja drejtuar Harunit në InstaStory.
Me humor ai ka vendosur t’i përgjigjet fansit duke i bashkëngjitur një prononcim të Edi Ramës, vite më parë si Kryetar Bashkie ku shpreher: ‘Se kuptoj, pse gjithë ky interesim’.
Duket se Klajdi ka vendosur që të na e lë ‘pikë’ pengun e dilemave mbi arsyet e zhdukjes së Florit nga jeta publike, derisa ky i fundit ta thejë vetë heshtjen. /Prive.al