Geti dhe Gold AG lënë pas të kaluarën: Dyshja tashmë edhe me fotografi të përbashkët (FOTO)

By

Siç edhe ishte paralajmëruar kohë më parë mbrëmjen e kaluar u mbajt koncerti në Vienë ku të pranishëm do të ishin dy rivalët e përbetuar Ghetto Geasy dhe Gold AG.

Që nga momenti kur u paralajmërua ky event dihej se raportet mes dyeshes tashmë veçse ishin përmirsuar dhe se mes tyre do të niste një miqësi.

Ashtu edhe ndodhi!

Gjatë mbrëmjes në fjalë dyshja filluan të ndjekin njëri tjetrin edhe në Instagram e madje ata nuk lanë pa shkrepur edhe fotografi të përbashkëta të cilat gëzuan jo pak fansat e dyshes të cilët rivalitetin e tyre në art e kishin marrë si diçka personale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm