Si shqiptarë jemi të mbushur me tradita e zakone, e festat e zhurmën i adhurojmë.
Po ku ka më mirë se të kesh arsye për të festuar e të kesh gëzime në shtëpi?
Në një rast të tillë, këngëtari Mehedin Përgjeqaj, nuk do shpëtonte pa një festë madhështore, ku do mblidhte të gjithë miqtë e tij e kolegët.
Dy djemtë e tij të mëdhenj, kanë kryer ritualin fetar të synetisë dhe kjo është një arsye e madhe për të organizuar një ceremoni të tillë siç ka ditur të bëjë vetëm Meda.
I rrethuar nga familja e miqtë, ai bashkë me gruan e tij Luljetën e me katër fëmijët, ka bërë një hyrje madhështore në këtë ndejë.
Familja e tij, thjesht po shkëlqen nga bukuria e po rrezaton lumturi, përderisa dy djemtë e tij ishin veshur me rrobat e zakonshme që veshin djelmoshat kur kryejnë procedurën e synetisë.
Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, po shihet që në këtë festë të organizuar në një restorant në periferi të Prishtinës, atmosfera po nxehet nga momenti në moment. /Prive.al