Miley Cyrus dhuron mijëra dollarë, fondacion që do shkojnë për bamirësi në Kosovë

By

Fondacioni “Sunny Hill” i krijuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, bashkë me Komunën e Prishtinës, kanë dhënë sot lajmin se do të krijojnë një akademi muzikore, për talentët e rinj të muzikës në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një konference të përbashkët me Dukagjin dhe Dua Lipën, ka bërë të ditur se “Sunny Hill Foundation” së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.

“Sunny Hill foundation 150 mijë euro në rregullimin e hapësirave ku do të ketë studio të ushtrimeve e studio regjistruese për talentët e Kosovës. Prej se që e kemi marrë pallatin e Rinisë në Menaxhim do ta japim për shkollën e muzikës Prenk Jakova. Një pjesë do t’i jepet “Sunny Hill” foundation për Sunny Hill Academy”, ka deklaruar Ahmeti.

Gjatë konferencës Dua zbuloi se këngëtarja e njohur botërore Miley Cyrus ka dhuruar 25 mijë dollarë.

“Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”, ka deklaruar Lipa.

Po ashtu  Dua Lipa, ajo u pyet nga një gazetare nëse do të bëjë një bashkëpunim me Miley Cyrus në të ardhmen!

“Ka gjasa që unë edhe Miley të bëjmë diçka”, është përgjigjur Dua. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm