Kompania Netflix ka parë rritje të abonentëve këtë vit, pasi bllokimet në të gjithë botën po i mbajnë njerëzit nëpër shtëpi dhe ata po duan të argëtohen në ndonjë formë.
Pothuajse 16 milionë njerëz krijuan llogari të reja në Netflix në tre muajt e parë të këtij viti, njoftoi kompania.
Kjo është pothuajse dyfishi i regjistrimeve të reja që pati në muajt e fundit të 2019-ës.
Sidoqoftë, shërbimi i transmetimit, i cili qëndron pas disa prodhimeve milionëshe, tha se mbylljet kanë ndaluar pothuajse të gjitha xhirimet në të gjithë botën.
Ndërsa rënia e mprehtë në vlerën e shumë alutave nënkupton se abonentët e rinj jashtë SHBA-ve, ku është bazuar Netflix, nuk vlejnë aq shumë për kompaninë sa do të kishin qenë përpara krizës.
Një gjë e tillë ka dëmtuar rritjen e të ardhurave ndërkombëtare të saj.
Sidoqoftë, çmimi i aksionit të gjigantit për argëtim në shtëpi është ngjitur më shumë se 30% këtë vit pasi investitorët bazohen në aftësinë e tij për të përfituar nga njerëzit që kalojnë më shumë kohë brenda.