Disa nga projektet e ardhshme të Will Smith janë ndërprerë në vazhdën e polemikave për shuplakat e Oscars, thuhet në një raport të ri.
Aktori, i cili shokoi të gjithë botën kur goditi në fytyrë komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka për bashkëshorten e Smith, Jada Pinkett Smith, ka pasur një film për Netflix dhe një film për Sony, të pauzuar sipas The Hollywood Reporter.
Netflix ishte në proces për të gjetur një regjisor të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë, tha THR.
Smith kishte për të luajtur rolin e bosit të krimit me probleme me memorie.
Sony është duke bërë ndaljen e “Bad Boys 4”, e cila ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve. Drama e skllevërve “Emancipation”, e krijuar për Apple+, tashmë ka përfunduar, raportoi gazeta.