‘Nesër’ zgjeron bashkëpunimet edhe përtej trevave shqipfolëse

By

Kompania muzikore “Nesër LLC” ka filluar të zgjeroj rrjetin e bashkëpunimeve.

“Nesër” në krye me Faton Shoshin, i cili ka nën menaxhiim artistët Era Istrefi dhe Ledri Vula ka filluar bashkëpunimin edhe me artist të huaj që po i besojnë punës së Fatonit.

Burime të afërta me kompaninë “Nesër” kanë pohuar për Prive se do të ketë bashkëpunim në mes tyre dhe këngëtarës së njohur kroate Severina.

Një fotografi e siguruar nga Prive ku Shoshi shihet përkrah yllit kroat tregon se të dy palët janë takuar për të krijuar diçka të përbashkët.

Se çfarë konkretisht do të rezultoj, mbetet të shihet në ditët e ardhshme.

image-0.02.01.d7a501458fba28dfa41a6ac69abd71ad84ed883771c2e660ace4776218d85a2d-V

Artikuj të ngjashëm