Sefa Kaya, menaxheri i reperi shqiptar Azet, do të varroset nesër në Stamboll të Turqisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Azeti përmes një fotografie të postuar në instastory, duke treguar se ceremonia mortore do të mbahet nesër mes familjarëve dhe miqve të tij.
Kujtojmë se i ndjeri vdiq pas një vetaksidenti të rëndë që ndodhi të shtunën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Siç ka marrë vesh Prive, i ndjeri kishte ardhur në Kosovë për t’i mbyllur disa data të koncerteve të Azetit./Prive.al