Teknologjia vazhdon të na mahnit, tash e tutje ju mund të printoni grimin tuaj

By

Çështja e madhe për bukurinë e vitit 2019: a do ta printonit grimin tuaj?

Tingëllon qesharake apo jo? Jo domosdoshmërisht. Në të vërtetë, printeri i parë në botë në 3D i kozmetikës, Mink, e bëri atë realitet.

Fillimisht debutuar në vitin 2014 nga CEO dhe bashkë-themeluesi Grace Choi në konferencën TechCrunch Disrupt, kompania fillestare e ka përpunuar këtë koncept për të krijuar një printer 3D të printimit të grimit, ose më shkurt Mink.

Edhe pse 3D printimi i make-up-it mund të duket si një teknologji vështirë e kuptueshme, në të vërtetë  i gjithë procesi është tepër i thjeshtë.

Si për çdo përdorim të teknologjisë në vitin 2019, filloni duke shkarkuar aplikacionin Mink. Tjetra, importoni çdo imazh që ju pëlqen – një screenshot nga Instagram, një imazh i Google, madje edhe një selfie nga albumi juaj I fotove në telefon – pastaj zgjidhni midis shtypjes së imazhit të plotë ose një ngjyre specifike nga ajo.

Së fundi, futni një fletë të përbërjes së Mink ashtu si futni një copë letre në një printer të rregullt dhe kliko ‘Send to print’.

Prisni vetëm 15 sekonda dhe imazhi juaj i përzgjedhur do të printohet, këtë herë si grim i aplikueshëm e jo si një letër e printuar e zakonshme. Mendoni për atë si paleta juaj e preferuar e hijeve për sy, por në një fletë letre të hollë, në vend të një kutie plastike. Ju pastaj mund ta aplikoni grimin kudo që është e nevojshme.

Ende nuk po e kuptoni? Videoja më poshtë e paraqet më së miri si funksionon ky printer.

Burimi: Elle.com

 

 

Artikuj të ngjashëm