Bleona Qereti asnjëherë nuk ka denjuar të flasë atë që mendon. Ajo ka reaguar edhe online në rastet kur është ngacmuar nëpër rrjete sociale.
Nga ofendim në kërkim falje: Si e zbrapsi Bleona ‘heroin’ e tastierës?
E pikërisht për këtë ajo ka disa fjalë për negativitetin që hedhin njerëzit si pa të keq.
Ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram për të lajmëruar projektin e saj të ri muzikor, duke shkruar:
“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”
Projekti i saj i ri muzikor do të publikohet me 27 shtator dhe do të titullohet Haters. /Prive.al