Po qëndron në pushime me nënën dhe motrat e saj, e në anën tjetër, dizajnerja Blerina Kllokoqi Rugova, po i përgatit një fustan.
Eventin se ku do ta vesh Luana Vjollca nuk e ka bërë të ditur, por të ditur ka bërë diçka tjetër.
Moderatorja e këngëtarja, ka publikuar në profilin e saj në Instagram një kollon beli, me anë të të cilit i ka dëshmuar edhe përmasat e kësaj pjese të trupit.
Ajo ka vënë një metër brenda kollanit për të dëshmuar se beli i saj është me perimetër prej 58 centimetrash, që i bie të jetë goxha i ngushtë. /Prive.al