Kush nuk po e lë ‘rehat’ Ledinën ?! (VIDEO)

By

Që prej shpërnguljes në Gjermani, Ledina Çelo ka pasur vetëm një prioritet – familjen.

Këngëtarja e shumë hiteve ndër vite në diskografinë shqiptare ka lënë karrierën anash duke i dedikuar kohën plotësisht fëmijëve.

E përjashtim siç duket nuk ka as për disa orë meqenëse Ledina nuk ndahet nga vajza as gjatë të bërit shopping.

Një eksperiencë interesante nga ky moment, këngëtarja e ka ndarë në rrjetin social Instagram përmes një videoje ku shihet teksa provon fustane por me vajzën që endet rreth e përqark këmbëve të saj.

‘Me zogën për shopping por s’më lë rehat’ – ka qenë mbishkrimi i Ledinës e cila megjithatë, së fundmi po merret pak më shumë me veten.

Kujtojmë që disa javë më parë, Çelo bëri me dije përmes rrjeteve sociale se i është rikthyer studimeve, pak pa mbushur 40 vjeç. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm