Nënën e kishte të sëmurë, Fjolla Morina rrëfen eksperiencën që e largoi nga muzika (VIDEO)

By

Me lot në sy ajo rrëfeu se si kishte kaluar nëpër një eksperiencë aspak të këndshme muajt që lamë pas.

Madje këngëtarja Fjolla Morina e kishte shqyrtuar mundësinë ta linte muzikën për një kohë, në mënyrë që të kujdesej për nënën e saj të sëmurë.

Këngëtarja u përlot këtë të shtune në Prive gjatë intervistës së saj, duke folur për të ëmën për të cilën thotë se ka sakrifikuar shumë për familjen.

“Ka qenë shumë e sëmurë me terapi e kështu gjërash dhe unë i qëndrova pranë. Familja për mua është e shenjtë edhe kjo është arsyeja se pse nuk kam bërë muzikë”, ka thënë këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm