Familja e famshme Kardashian po zgjerohet, ngase në pritje për të ardhur në jetë janë edhe tri bebe.
Dhe Kim Kardashian – e cila do bëhet nënë për të tretën herë përmes një nëne surrogate – e ka festuar këtë pritje të ëmbël, duke organizuar të ashtuquajturin “baby shower”, në shtëpinë e saj në Bel Air gjatë kësaj të diele.
E shoqëruar nga motrat e saj shtatzënë Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner, e famshmja ka pritur në vilën e saj luksoze mikeshat e famshme si Chrissy Teigen, gruan e këngëtarit John Legend.
Ndërsa nëna e Kim dhe gjyshja e ardhshme, ka mbajtur një fjalim para të pranishmeve në këtë festë.
Eventi ishte shumë ekstravagant, me shumë të ftuar e me lule e pemë në ngjyrë të bardhë e rozë.
Tavolinat ishin dekoruar në mënyrë perfekte, ndërsa nga dritaret e shtëpisë luksoze, shihej se moti në Los Angeles, ishte fantastik, shkruan Daily Mail, /Prive.al