Nëna e Lorik Canës nuk na mbush fare mendjen se është gjyshe

By

Për të lënë pak anash arritjet e tija profesionale në fushën e futbollit, të flasim pak për gjenet e bukura të familjes Cana.

Si djali i një futbollisti të arritur në ish-Jugosllavi Agim Cana i cili u martua me Shahindere Cana – Loriku ka marrë tiparet më të lakmueshme të të dy prindërve.

Si një futbollist i shquar por edhe tejet i pashëm!

Lorik Cana nuk publikon shpesh foto të familjes së tij në rrjete sociale, mirëpo postimi i tij i fundit ku shihet bashkë me të ëmën, freskia e saj na lë në dyshim nëse me të vërtetë ajo është gjyshe.

Loriku në llogarinë e tij në Instagram postoi një foto me nënën e tij, dhe sa bukur duket ajo gjykojeni ju vet.

View this post on Instagram

Nanaaaaaaa❤️

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Mirëpo znj. Cana është gjyshe e Bojkenit të vogël 3 vjeçar, i cili erdhi në jetë pas një viti që Loriku dhe Monika u martuan në qershor të vitit 2014, në Prishtinë – dhe tani, ajo po bëhet gjyshe përsëri!

Çifti janë në pritje të ëmbël, pasiqë Monika është përsëri shtatzënë e cila vet bëri publik lajmin më 14 shtator.

Ajo po ashtu zbuloi edhe gjininë e bebes – dhe është vajzë!

Planet për zgjerim të familjes, Loriku i kishte thënë vitin e kaluar në intervista për televizionet shqiptare me ç’rast ishte shprehur se ka dëshirë që të bëhen me një vajzë të cilës i kanë gjetur edhe emrin, Enkelejda. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm