Flamurmbajtësja shqiptare në vitin e tretë të fluturimeve!
Hyrja e Air Albania në tregun shqiptar ishte një moment i rëndësishëm, i cili solli përmirësimin dhe vendosjen e standardeve të reja për të gjithë industrinë e aviacionit civil.
Identiteti shqiptar u shpreh edhe në emërtimin e avionëve, të frymëzuar nga kolosët e letërsisë shqipe si Lasgushi, Migjeni dhe Naimi.
“Naimi” u shtua së fundmi në flotën e Air Albania. Ky investim është pjesë e filozofisë së kompanisë për të ofruar komoditetin, shpejtësinë dhe çmimet më të favorshme për shqiptarët dhe pasagjerët e saj.
Air Albania ka qenë pranë shqiptarëve edhe në ditët më të vështira, siç ishin ato të pandemisë, duke ofruar kapacitetet e saj njerëzore dhe materiale në funksion të ratdhesimeve të shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut, si dhe transportimit të aseteve mjekësore të nevojshme për personat e prekur nga Covid-19.
Që prej hyrjes në treg, Air Albania ka zgjeruar rrjetin e saj të destinacioneve. Air Albania fluturon drejt Stambollit dhe në bashkëpunim me Turkish Airlines, nga Stambolli drejt të gjithë botës. Gjithashtu, Air Albania fluturon drejt Romës, Milanos, Bolonjës, Pizës, Bergamos, Veronës dhe Zyrihut. Në vitin 2022 Air Albania do të hapë krahët drejt shumë destinacioneve të tjera.
Për të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë me çmime ekonomike dhe shërbim ekselence, mund të kryejnë blerjen e biletave në website www.airalbania.com.al
Air Albania për të qenë gjithmonë pranë publikut ka zgjeruar rrjetin e saj të shitjeve, në bashkëpunim me agjencitë e udhëtimit në Shqipëri, Kosovë, Itali, etj, duke ju mundësuar akses në platformën online të Air Albania, si edhe në platformat më të njohura të shitjeve si GDS – Amadeus dhe TravelFusion.
Në një komunikim zyrtar përfaqësuesit e kompanisë kanë lajmëruar disa oferta dhe dhurata për pasagjerët e tyre besnikë, në kuadër të vitit të tretë në fluturim.
Për fluturimet nga data 30 shtator -14 tetor, ata ofrojnë 30% ulje për blerjet në të gjitha destinacionet e Air Albania. Blerjet mund të kryhen në datat e lartpërmendura, por fluturimet mund të shtrihen deri në mars të vitit 2022.
Çdo pasagjer që ka udhëtuar 3 herë me Air Albania gjatë vitit 2021, përfiton një biletë falas për t’u shfrytëzuar deri në mars 2022.
Shtuar këtyre ofertave, të gjithë udhëtarët mund të përfitojnë edhe nga mundësia për të udhëtuar në klasin biznes, duke paguar vetëm 50€ më tepër nga bileta e tyre në klasin ekonomik. Air Albania i shpërblen pasagjerët e saj besnikë!
Air Albania, Krenaria e Shqipërisë!