Në shenjë solidariteti Prifest bëhet nikoqir i festivalit ukrainas

By

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest” po bën përgatitjet për hapjen e që do të bëhet sonte. Festivali do të hapet me filmin “Vera Andrron Detin”.

Fatos Berisha, një nga themeluesit e këtij festivali, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale, duke shkruar: “Na mungon Ota”, duke përfshirë një foto me trofeun “PriFest”, flamurin e Ukrainës dhe Vjosës.

Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë).

Pra, sivjet do të mbahet një edicion të përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë.

“Vera Andrron Detin”, filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi, i cili ka udhëtuar në shumë vende të botës, do të debutojë edhe në Prishtinë sot me fillim nga ora 21:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm