Në prag të sezonit të ri, Alketa me projekte të reja

By

Shtatori si për shumë fytyra në ekran edhe për Alketa Vejsiun nënkupton rikthim në punë.

Nisja e sezonit të ri televiziv do e gjejë prezantuesen sërish në Klan, aty ku me datë 15 Shtator nisë sezonin e ri të spektaklit ‘Dance With Me’.

Mirëpo, ‘Dance ëith me’ dhe formate të tjera në Klan nuk do jenë angazhimi i vetëm i Vejsiut dhe koleges së saj, Vera Grabockës.

Përmes një postimi në rrjete sociale ku ka bërë një përmbledhje të gjithë asaj që e pret, ka cekur edhe angazhimin e besimit të ‘Festivalit të Këngës’ në RTSH me gjithë Verën.

Më poshtë postimi i plotë i prezantueses së njohur. /Prive.al

View this post on Instagram

Do kemi nje sezon fantastik kete vit ne @rtvklan Ketu nuk behet fjale vetem per projektet dhe produksionet qe me perfshijne, por per te gjithe programacionin e @rtvklan Ne 16 shtator me Dance With Me! Kam pasur mbeshtetjen e ketij Televizioni qe 14 vjec qe kur dola per here te pare ne ekran, dhe vazhdoj ta kem! Kete vit do jem ne Drejtimin Artistik, Skenarin dhe Drejtimin e Festivalit te Dhjetorit Ne krahe te @veragrabocka veragrabocka ne RTSH! Ky Festival respekton traditen e muzikes shqiptare dhe hyn ne Edicionin e 58; une ngjitem per here te pare ne skenen e tij… Me shume se sa sfide eshte deshira e madhe per ti sherbyer ketij Festivali si nje shqiptare e devotshme me ndjeshmeri te larte per artin, kulturen, muziken, traditen, shpirtin e ketij kombi, gjerat e bukura dhe te mira qe mund te behen ne kete vend. Ky moment artistik kapercen konkurrencen mes grupeve te punes qe kane bere Festivale ne Shqiperi( respektoj me te vertete historine e secilit prej tyre) dhe do ulem te duartrokas gjithmone ne salle per muziken e bukur, do ta kendoj dhe kercej pavarsisht i kujt eshte Festivali! Sepse misioni muzikes eshte ti bashkoje njerezit dhe jo ti ndaje. 🎶 Perpiqem te jem modeste per gjithcka me pret ne kete aventure te rendesishme por smund ta mohoj qe kam vertete deshire qe te sjellim nje fryme te re. Per mua do jete nje takim i rendesishem me ju 3 nete ne Pallatin e Kongreseve qe e kam pritur gjate. Jeta mesa duket na jep gjithmone nje shans per te realizuar endrrat tona, dhe une kete pune se kam pare kurre si objektiv per te qene e famshme, por si nje pasion te konsumuar aq bukur per te cilin ja vlen cdo sekonde qe kam punuar. Une ne Televizion nuk punoj, jetoj! Jetoj cdo moment si nje privilegj te jashtezakonshem per te komunikuar me ju. Data e fundit e pranimit te kengeve eshte 15 Shtator 2019!Publikut dhe vendit tim do ti jem thellesisht mirnjohese per gjithcka me ka dhuruar! I don’t take it for granted❤️ FALEMINDERIT❤️

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Artikuj të ngjashëm