Një tjetër Ramosaj në skenë?!

By

Mbiemri Ramosaj është i njohur në estradën shqiptare madje jemi të njohur me katër prej tyre. Albëria, Argjentina, Beatrix e Alban Ramosaj tashmë të afirmuar në industrinë e muzikës shqipe.
Prive prezanton një tjetër Ramosaj, bëhet fjalë për Gentianin i cili nuk është i ri në treg por për shkak që jeton jashtë trojeve shqiptare nuk ka qenë dhe aq aktual në medie.

gentian
Ka 5 vite që i është përkushtuar muzikës pop-folk, pop-dance e madje ka publikuar një album në vitin 2013.
Nuk kanë munguar as prezantimet në festivale ku është vlerësuar me çmim.
Por për derisa po flasim për rrugën e tij deri më tani, Gentian ka punuar në diçka të re, detajet e të cilës mbesin enigmë të paktën për momentin.

gentian 3

Artikuj të ngjashëm