Në mesin e këngëtareve shqiptare, ajo është e vetmja që nga rrugët e Prishtinës, arriti të depërtojë me muzikën e saj në Europë, SHBA e Azi.
Era Istrefi, është emri që u listua në mesin e më të suksesshmëve shqiptarë në botë.
Ajo që habit edhe më shumë, është se kjo vajzë nuk u rrit jashtë Kosovës, ajo doli nga këtu plotësisht e vetme me talentin e artin e saj unik.
Me 25 gusht ka paralajmëruar publikimin e këngës së re pas “Redrum”, ndërsa siç duket ende po punon në projekte të reja, ngase është fotografuar nga menaxheri i saj Faton Shoshi, në një studio incizimesh.
Era tashmë ka edhe një kontratë të nënshkruar me Sony Ultra Music, ndërsa pjesën më të madhe të kohës po e kalon në Shtetet e Bashkuara. /Prive.al