Në prag të martesës, Afërdita Dreshaj publikon fotosesionin romantik

By

Janë më të lumtur se asnjëherë për shkak se në pak ditë, do të jenë burrë dhe grua.

Gjithçka që kishin ëndërruar po bëhet realitet dhe në pak ditë, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl, do të ngjiten drejt altarit.

Por para se të kurorëzohen, dyshja kanë nisur përgatitjet intenzive të dasmës e madje kanë realizuar një set fotografik së bashku.

Imazhet i ka publikuar në Instagram Afërdita, dhe dyshja duken tejet të dashuruar në njëri tjetrin. E veshur në një fustan të bardhë e elegant, Dreshaj jep imazhet e para të nusërisë përderisa dita e madhe pritet të jetë më 30 qershor. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm