Dita ditës pritet lajmi i gëzueshëm, se këngëtarja e dashur për shumë kë do të bëhet nënë.
Dhe Tuna, së cilës po i vijnë ditët e fundit të shtatzënisë, po merr dhurata gjatë tërë kohës.
Të dielën ajo pati festën e bebes, apo babyshower siç njihet në botë, ku pati të ftuar e ëmbëlsira dedikuar djalit që pritet t’i vijë në jetë.
Në mëngjesin e së hënës, ajo ka marrë një buqetë të bukur lulesh nga dikush. Lulet e bukura e të dekoruara për mrekulli, Tuna i ka bërë publike në profilin e saj në Instagram.
Duke qenë se është shtatzënë dhe ka marrë lule, dhuratë kjo që shpesh u dërgohet nënave që sapo lindin, a mund të jetë kjo një shenjë se ajo tashmë i ka dhënë jetë foshnjës?
Epo, mbetet të shihet!