Në prag të bërjes baba, Valdrin Sahiti ndan një moment dhe dedikim unik

By

Tashmë është e ditur që në pak muaj, dizejnatori Valdrin Sahiti dhe bashkëshortja e tij, Edita, bëhen prindër të parën herë.

Pritja e ëmbël po merr fund dhe vogëlushja, pritet ta shtojë familjen Sahiti së shpejti.

E kur është afruar drejt fundit, ka qenë vetë Valdrini që ka ndarë me ndjekësit një moment tejet të bukur.

Me bashkëshorten Editën dhe barkun e saj në fokus, Valdrini është shprehur: ‘Dy qikat e mia, një jetë’.

Ndryshe, çifti akoma se kanë zbuluar emrin e vajzës dhe nuk dihet nëse e kanë ndarë mendjen akoma për këtë detaj të rëndësishëm. /Prive.al/

Dy qikat e mia ,nje jete . @editaramadani ❤️

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiii) on

Artikuj të ngjashëm