Një reper me prejardhje nga Republika Demokratike e Kongos këndon shqip për 28 Nëntorin.
Cliqme sapo publikoi këngën “Pavarsia” e cila celebron pavarësinë e shqipëtarëve.
Si një ripërpunim i këngës së Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, Cliqme nis videoklipin me një fjalim shqip para fëmijëve në një shkollë në Prishtinë.
Përndyshë, reperi u bë i famshëm për shqiptarët falë bashkëpunimit me Capital T dhe Koach2.0 më projektin e quajtur “Across the World”.
Projektin e tij “Pavarsia” mund ta ndiqni duke klikuar në videon e mëposhtme. /Prive.al