Stresi për Julianën: I ka shpalosur të gjitha, s’di çka kërkon më këtu (VIDEO)

By

Stresi në një bisedë me Getinjon tha se ajo duhet të largohet nga shtëpia, pasi, sipas tij, s’ka çka të tregojë më.

“Ti i ke shpalosur të gjitha, s’di çka do të bësh më këtu… Për atë i bëj thirrje Vëllait të Madh dhe krejt publikut, ndërrone furnizimin”, u shpreh Stresi.

Derisa tha se ka respekt për Julianën çka ka bërë deri tani në shtëpi, por, sipas tij, ajo s’ka çka të tregojë më diçka të re.

“Dorën në zemër Xhuli ka sjellë një formë të mirë, buka e saj na ka kënaqë, tregimin e saj e kemi ngushëlluar të gjithë, s’po di çka do të shpalosësh më, për gratë ke folur, respekt, kam edhe motër edhe nënë, respekt. S’di çka do të shpalosësh më. Në bisedime nuk është që po të jep dikush shans se je shumë e çuditshme për mendimin tim”, shtoi Stesi.

Ndërkaq Getinjo u pajtua me gjithë atë që tha parafolësi.

“Pajtohem me ty”, u shpreh Getinjo.

Artikuj të ngjashëm