Ditën e djeshme, ata festuan përvjetorin e tretë të martesës.
Megjithatë, kjo datë duket të mos ketë mbetur vetëm në suazat e një postimi për Leartën dhe Kushtrimi. Çifti i njohur kanë vendosur ta shënojnë atë me një udhëtim të largët.
Bashkë me djalin, Matinin, ata kanë marrë rrugë përtej oqeanit.
Në Neë York, ata kanë vendosur që të shënojnë këtë datë të rëndësishme në kalendar.
Në mesin e shumë çifteve që në data të tilla zgjedhin të pushojnë në destinacione tropikale të cilat janë bërë shumë të dashura viteve të fundit, Learta dhe Kushtrimi kanë bërë një tjetër zgjedhje, drejt asaj që njihet si ‘Molla e madhe’. /Prive.al