Gati një ndër hitet e 2018: Samanta e Ermali në bashkëpunim!

By

Gjatë ditës i’u njoftuam se këngëtarja Samanta Karavella ka përfunduar një bashkëpunim me një emër të njohur nga Kosova, mirëpo tani zbulojmë emrin.

Samanta brenda pak ditëve do të publikoj duetin e saj të parë me këngëtarin Ermal Fejzullahu.

Videoklipi është regjistruar mbrëmë nga Max Production, teksa po ashtu ky label po finalizon edhe këngën.

Teksti i është besuar këngëtares Fifi, muzika nga Samanta dhe Ermali, teksa produksioni i është besuar Alandy-t.

Titulli akoma nuk është vendosur, por një gjë është e sigurtë që kjo këngë me shumë ritëm do të jetë një ndër hitet e 2018-s./Prive.al

Artikuj të ngjashëm