Ditën e djeshme, në rrethana edhe në pazbardhura, mbeti i vrarë Albert Krasniqi dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.
I ndjeri ishte i njohur në qarqet e të famshmëve tanë dhe kishte shoqëri të mirë me shumë prej tyre. Ndër ta ishte është këngëtarja Tuna e cila mike të mirë ka edhe ish-bashkëshorten e të ndjerit, Besa Gashin.
Gjatë ditës së sotme ajo ndau një fotografi të shkrepur para gati 10 vitesh, akoma sa Besa ishte shtatzënë me fëmijën e parë dhe të vetëm të çiftit.
Postimin e shoqëroi me një emoji ‘zemër e thyer’, dhe ju mund ta shihni më poshtë postimin e saj. /Prive.al