Në ndejën e dashurisë, Loredana mbrëmë nuk shkoi vetëm (FOTO)

By

Mbrëmjen që lamë pas, në Hamburg të Gjermanisë u rihap një klub me ‘Lovers night’ si kryetemë.

Për të performuar një pjesë ishte edhe Loredana që u ngjit shkurtimisht në skenë teksa qëndroi edhe në tavolinat VIP.

Por, në këtë ndejë një ditë pas Shën Valentinit, artistja e njohur nuk ishte vetëm.

Ndonëse këtë herë, ndryshe prej të tjerave u kujdesën të mos lënë gjurmë në rrjete sociale, edhe mbrëmjen që lamë pas, krah Loredanës ka qenë Zuna nga KMN.

Prive.al ka arritur të sigurojë një fotografi nga tavolina e Loredanës në të cilën shihet edhe reperi turk.

LAJMI VIJON NËN FOTO

Tash e disa javë, mediat dhe rrjetet sociale ‘vlojnë’ me dyshimet mbi një lidhje të mundshme mes dyshes. Ata u patë tejet të afërt në aeroplan teksa në vazhdimësi lanë shenja në rrjete sociale nga frekuentimet e vendeve të njëjta.

Vetë Lori dhe Zuna, nuk kanë thënë asnjë fjalë në lidhje me romancën e tyre të mundshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm