I dashuri i Hayden Panettiere, Brian Hickerson është arrestuar përsëri pas një mosmarrëveshje në familje, Zyra e Sherifit të Qarkut Teton konfirmon për revistën PEOPLE.
Hickerson është akuzuar për dhunë familjare dhe sulm ndaj një polici, të dy akuza për kundërvajtje në Wyoming, tha zyra e Sherifit të Qarkut Teton. Hetimi është ende në vazhdim.
Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga TMZ, Hickerson dyshohet se ka grushtuar aktoren Panettiere, 30 vjeçare, “me grusht të mbyllur në anën e djathtë të fytyrës së saj”.
Në dokumente thuhet se autoritetet mbërritën në rezidencën private dhe gjetën Hickerson në rrugë, i cili u tha atyre se ylli i Nashville ishte brenda në shtëpi “duke thënë se unë e rraha atë”.
Hickerson thuhet se shmangte pyetjen e policëve kur u pyet nëse ai kishte sulmuar fizikisht Panettiere.
Në procesverbal thuhet se Panettiere u tha policëve se Hickerson filloi të hidhte gjëra në fytyrën e saj kur ata ishin në dhomën e gjumit së bashku. Policët thanë në të dhënat e gjykatës se fytyra e aktores ishte e kuqe dhe e ënjtur. Ajo gjithashtu dyshohet se kishte një gërvishtje dhe ënjtje në dorën e majtë.
Në nëntor, Panettiere dhe Hickerson u fotografuan së bashku në një aeroport, më shumë se një muaj pasi akuza për dhunë në familje e Hickerson u hodh poshtë. Një burim konfirmoi në atë kohë që dyshja ishin përsëri bashkë.