Pak ditë më parë, këngëtari Seldi Qalliu u rikthye me një projekt muzikor në bashkëpunim me këngëtaren e re bukuroshe Keisi Medini, vajzën e Sabianit.
“S’ka dashni” titullohet kënga e cila krijoi lajm për dy arsye; e para për faktin se përflitej si dedikim për Mimozën dhe e dyta, sepse u interpretua si shkëndijë e dashurisë mes Seldit dhe 18 vjeçares Keisi.
Kjo e fundit, e ftuar në TCH foli për këtë pjesë. E pyetur nga Bieta Sulo për raportin me Seldin, Keisi deklaroi se këngëtarin e ka si vëlla.
‘Kam foto me Seldin kur isha 2 vjeç dhe ai më mban në prehër’ – deklaroi Meidini duke zbuluar në këtë formë raportin familjar me Seldin, që derivon nga babai i saj, Sabiani.
E pyetur nëse nga ana e Seldit kënga është dedikim, bukuroshja bjonde refuzoi të flasë duke thënë se për këtë pjesë ai që duhet pyetur është Seldi! /Prive.al