Nis numërimi prapa: Zbulohen detajet e para të duetit mes Norës dhe Erës

By

Ka kohë që përflitet për duetin e motrave, Nora dhe Era Istrefi.

Pak javë më parë, Prive.al konfirmoi që ky duet është më afër nga ç’mendohej dhe numërimi prapa tashmë ka nisur.

Ka qenë vetë Era që e ka konfirmuar bashkëpunimin në një video në Isntastory me Norën e cila shprehet: ‘E doja të ishte një surprizë’.

Prive.al nga burime të sigurta merr vesh që klipi i këtij projekti muzikor do të xhirohet këto ditë dhe kjo është arsyeja pse Era është në Kosovë deri me datë 21.

Për aspektin vizual do përkujdeset miku i këngëtares, Astrit Ismaili, me të cilin Era bashkëpunon kohë pas kohe që prej projekteve të para.

Detajet e tjera, së shpejti! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm