Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, e ka publikuar një këngë të re e cila ka motive patriotike.
Në prag të festës së 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës, këngëtari ka vendosur t’ia dedikojë një këngë popullit, duke i kënduar shqipes.
Ky projekt i ri muzikor flet edhe për bashkimin kombëtar, ndërsa klipi është realizuar në Sheshin kryesor të Prishtinës e aty shihen tek parakalojnë qytetarët e pjesëtarë të Forcave të Sigurisë në uniformë zyrtare. /Prive.al