Në jo për sigurinë tuaj, vini maskat sepse sipas këtij studimi dukeni më tërheqës

By

Maskat kanë pasur shumë aspekte pozitive gjatë pandemisë, por akademikët britanikë kanë zbuluar edhe një tjetër: njerëzit duken më tërheqës me maska mbrojtëse.

Studiuesit në Cardiff University u befasuan kur zbuluan se si burrat ashtu edhe gratë u gjykuan se dukeshin më mirë me maska mbrojtëse ndaj Covidit. Studiuesit zbuluan se fytyrat e mbuluara me maska kirurgjikale ka të ngjarë të konsideroheshin më tërheqëse.

Pjesëmarrësit thanë se ata që mbanin një maskë pëlhure ishin dukshëm më tërheqës sesa ata pa maska. Por maska kirurgjikale e thjeshtë i bënte njerëzit të dukeshin edhe më mirë.

Kjo mund të ndodhë për shkak se ne jemi mësuar që punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbajnë maska dhe tani i lidhim maskat me njerëzit që punojnë në fushën e mjekësisë. Në një kohë kur ndihemi të pambrojtur, mund të na duket qetësues mbajtja e maskave mjekësore dhe kështu të ndihemi më pozitiv ndaj mbajtësit.

“Pandemia ka ndryshuar psikologjinë tonë në mënyrën se si ne i perceptojmë mbajtësit e maskave. Kur shohim dikë që ka maskë, nuk mendojmë më ‘ai person ka një sëmundje, unë duhet të qëndroj larg’,” tha Dr. Michael Lewis, një ekspert për fytyrat.

Lewis tha se ishte gjithashtu e mundur që maskat t’i bënin njerëzit më tërheqës sepse e drejtojnë vëmendjen te sytë. Ai tha se studime të tjera kanë zbuluar se mbulimi i gjysmës së majtë ose të djathtë të fytyrës gjithashtu i bën njerëzit të duken më tërheqës, pjesërisht sepse truri plotëson boshllëqet që mungojnë dhe e ekzagjeron përshtypjen e përgjithshme.

Artikuj të ngjashëm