Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjithmonë është përpjekur që ta mbaj të birin e tij Zahon larg syve të publikut.
Të rralla kanë qenë postimet me vogëlushin në rrjetet sociale dhe akoma më të rralla daljet e Zahos në televizion.
Por kësaj here kryeministri ka publikuar një video ku ndanë me publikun, njërin nga pasionet e të birit të tij.
Zaho si djali i Edi Ramës, një artist e piktor, paska talent të shquar në vizatime dhe këtë e dëshmoi kryeministri përmes një videoje ku shfaqë disa nga veprat e të birit të tij. /Prive.al