Albërie Hadërgjonaj ka qenë një ndër emrat më të përmendur të ditës së fundit në shtypin rozë, për shkak të përfundimit të kontratës me Acromax Media GmbH, e cila duket nuk u shkëput me të mirë.
Mirëpo, përpos kësaj tollovie që u shkaktua në shtyp, Albërie Hadërgjonaj ka dhënë një lajm të mirë për dëgjuesit e muzikës së saj.
Artistja ka treguar se po punon në jo vetëm një këngë por disa e që do të publikohen shumë shpejt, në kanalin e saj të sapo hapur në YouTube ku janë ripublikuar edhe krijimet e vjetra./Prive.al