“Kjo këtu është jeta ime”, është një mbishkrim që thotë gjithçka.
Reperi i famshëm shqiptar më në fund e prezantoi të dashurën e tij.
Stresi u paraqit me një vajzë në krahë për të treguar se kjo na qenka ajo që i ka rrëmbyer zemrën.
Ndërsa, nga ndjekësit e tij në Instagram ku edhe ka publikuar fotografinë me bukuroshen zeshkane, Stresi ka marrë plot komente urimi e përgëzimi e ka edhe të tillë që i kërkuan të bëjë një dasmë sa më shpejtë.
Ndërsa, të tjerë i kanë shkruar se u vjen mirë që ai si “bad boy” e dëshmoi se ka zemër dhe se mund të dashurojë.
Gjithsesi, urime Stresit për lidhjen e re, e e pastë me jetë të gjatë e le të shpresojmë për një dasmë verën që vie. /Prive.al