‘Në çantën e…’ – rubrika më e re në kanalin e Prive në Youtube

By

Të Shtunën që lamë pas, Prive përmbylli një tjetër edicion të suksesshëm me intervista ekskluzive e zbulime që bënë bujë.

Por, nëse mendoni që do t’iu mungojmë përgjatë muajit Gusht, gaboheni! Në një kohë të zhvillimit dixhital në masë të madhe,

Prive do të jetë pranë jush edhe përgjatë këtij muaji përmes kanalit zyrtar në Youtube me mbi 200,000 ndjekës. Të premteve, ne do t’iu sjellim rubrikën më të re ‘Në çantën e…’ ku personazhe të ndryshme të shoubizit do të zbulojnë para kamerave të gjitha gjërat që mbajnë në çantën personale, duke shpërfaqur dallimet dhe të përbashkëtat me njëra-tjetrën.

Gjithashtu, në kanalin tonë zyrtar në Youtube ju presin edhe materiale mbi zhvillimet më të bujshme të këtij sezoni në shoubizin shqiptar, shoqëruar me tema që do të ekspozojnë të pathënat e fytyrave publike shqiptare.

Qëndroni me ne dhe kanalin tonë zyrtar në Youtube nga ora 17:00!

Artikuj të ngjashëm